About Us

Hotel Restorant “Loredano” është i vendosur në një ndërtesë e cila i përket fundit të viteve 1800. Është një nga ndërtesat e para që vuri themelet në “Gjuhadol”.
Fillimisht u ndërtua si shtëpi banimi, me stil neoklasik, në të njëjtat tipare me ndërtimet evropiane të asaj kohe: vendosur shumë pak metra nga “Dugajt e Reja”, çka i jepte mundësinë të ishte në zemër të qytetit, në zemër të tregtisë së kohës, por njëkohësisht rezervonte për banorët e pasur edhe një qetësi absolute. Ishte shtëpi banimi, në pronësi të familjes Vata, dhe e tillë mbeti deri në vitet 1950.
Në këto vite kjo shtëpi banimi u kthye në një prej “mejhanave” më të njohura në qytet. U transformua në të tillë nga Tom Çapaliku, dhe mori emrin “Mejhana e Çapalikut”. Funksionoi si e tillë deri në vitet ’70. Pasi u mbyll si mejhane, për shkak të kushteve të kohës, u kthye në njësi tregtare.
Pas rënies së sistemit komunist, në vitet ’90, iu rikthye pronarëve të cilët e përshtatën sërish në shtëpi banimi. Në vitin 2019, në këtë ndërtesë u projektua të ndërtohej Restorant Hotel “Loredano”. I realizuar me shumë pasion, duke ruajtur çdo copëz të asaj çfarë kishte mbetur nga e shkuara dhe përshtatur me shumë elegancë dhe dashuri me të sotmen. Prandaj “Loredano” mbart me vete të gjithë nostalgjinë e ditëve të ikura dhe pasionin e trashëguar ndër breza.
Në respekt të historisë së qytetit, restoranti dhe hoteli jonë mban emrin e një prijësi të njohur, Antonio Loredano. Gjatë luftës për mbrojtjen e kështjellës “Rozafat” nga mijëra ushtarë të ushtrisë Osmane, Loredano qëndroi në kështjellë bashkë me popullin dhe udhëhoqi mbrojtjen deri në fund. Shkodra ra në duart e Mehmetit II vetëm pas një marrëveshjeje paqësore.
Antonio Loredano mbetet simbol i forcës dhe kurajos. Me zemër dhe vendosmëri mund të arrihet gjithçka, edhe ajo që duket e pamundur. Ky është “Loredano” edhe sot… në dukje i vogël, por me pasion të madh për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë.
Hotel Restaurant “Loredano” is located in a building dating back to the late 1800s. It is one of the first buildings that laid the foundations in “Gjuhadol.”
Initially, it was built as a residential house in a neoclassical style, reflecting the same features as European constructions of that era: located just a few meters from “Dugajt e Reja,” which gave it the advantage of being at the heart of the city, at the center of commerce of the time, while also providing absolute tranquility for its wealthy residents. It was a residential home owned by the Vata family and remained so until the 1950s.
During this period, the house was transformed into one of the most well-known “taverns” in the city. It was converted by Tom Çapaliku and became known as the “Çapaliku Tavern.” It functioned as such until the 1970s. After it ceased to operate as a tavern due to the conditions of the time, it was turned into a commercial unit.
After the fall of the communist regime in the 1990s, the property was returned to its original owners, who once again adapted it into a residential home. In 2019, plans were made to build the “Loredano” Restaurant Hotel in this building. It was realized with great passion, preserving every piece of what remained from the past and adapting it with elegance and care for the present. This is why “Loredano” carries with it the nostalgia of days gone by and the passion passed down through generations.
Out of respect for the city’s history, our restaurant and hotel are named after a prominent leader, Antonio Loredano. During the defense of the “Rozafat” Castle from thousands of Ottoman soldiers, Loredano stood alongside the people in the castle, leading the defense until the end. Shkodra fell into the hands of Mehmet II only after a peaceful agreement was reached.
Antonio Loredano remains a symbol of strength and courage. With heart and determination, anything is possible, even what seems impossible. This is “Loredano” today… small in appearance, but with a great passion to keep improving day by day.